Flash News

E-TJERA

Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin

Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Nuk di

Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës në Liqenin e Shkopetit. Çakri u arrestua në Lekbibaj të Tropojës, kurse Fatjon Bushgjoka në Tiranë.

Ai ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë.

Sipas Top Channel, Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.

“Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.

Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.

“Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23 vjeçarit.

Të fundit