Flash News

E-TJERA

Vrasja e Santiago Malkës, gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn

Vrasja e Santiago Malkës, gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Apelit të Posacëm lidhur me çështjen penale ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gaçaj, të dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.

Ilir Selmani ishte dënuar më 16 nëntor 2023 me 28 vite burg me vendim të formës së prerë, ndërsa vendimi për Elvis Gaëaj në shkallën e parë ishte prishur më parë nga Apeli i Posaçëm, duke rikthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Me këtë vendim, procesi gjyqësor për Gaçaj dhe Selmanin do të rifillojë në një fazë të re, duke u rikthyer për shqyrtim të plotë nga gjykata kompetente.

Të fundit