Flash News

E-TJERA

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, RENEA aksion në Laç

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, RENEA aksion në Laç

Forcat speciale të RENEA-s kanë zhvilluar një aksion policor në qytetin e Laçit lidhur me vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt 2021.

Mësohet se, forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa vende me qëllim arrestimin e personave të përfshirë në atentat, pas dyshimeve të policisë se autorët mund të fshihen në atë zonë.

Policia e Shtetit njoftoi disa ditë më parë se ka identifikuar të 4 autorët që morën pjesë në krim, Albert Zajan, Elmir Tufën, Elson Xheçukan dhe Roland Caran.

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, ata janë larguar nga Shqipëria të ndarë nga njëri-tjetri pas ngjarjes, ku dy nga 4 të kërkuarit janë larguar drejt Kosovës dhe më pas drejt një shteti të BE-së.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier teksa ka qenë në lëvizje me makinë. Pasi qëlluan drejt Kastratit autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë tip ‘Range Rover’.

Të fundit