Flash News

E-TJERA

Vrasja e shqiptares në Greqi, del foto e autorit dhe viktimës

Vrasja e shqiptares në Greqi, del foto e autorit dhe viktimës

Ky është Eduard Danaj dhe krahas tij, Enkeleida Danaj, 40-vjeçarja e vrarë në Greqi.

Shqiptarja u gjet e vrarë me thikë në bark në mes të rrugës në Greqi. Viktima e kishte paditur tre herë ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Më 3 prill të vitit 2013, Enkeleida e ka paditur ish-bashkëshortin për dhunë. Eduardi është arrestuar dhe më pas është dërguar në Prokurori.

Në 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj Eduardit për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018.

Më 7 maj 2024, viktima ka bërë tjetër padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq.

 

Të fundit