Flash News

E-TJERA

Vrasja e të riut në Shkodër, Xhaxhai: Nuk ka pasur asnjë problem me askënd

Vrasja e të riut në Shkodër, Xhaxhai: Nuk ka pasur asnjë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë mesditë, ku 20-vjeçari Pavlin Preka u vra në fshatin Guci e Re. Deri më tani, rrethanat e ngjarjes dhe autori i vrasjes mbeten të paqartë.

Xhaxhai i viktimës, Prek Preka, ka reaguar për mediat dhe ka deklaruar se Pavlini nuk kishte pasur asnjë problem me askënd, duke e cilësuar familjen e tyre si një familje të thjeshtë.

Ai ka shtuar se familja e tij nuk ka pasur asnjë lidhje me hamsëri, dhe ka treguar se Pavlini ka jetuar kryesisht me babanë dhe vëllanë në Dukagjin, ku punonin tokat dhe kishin bagëti.

Pavlin, është djali i vëllaut, e kam nip. Lajmin e kam marrë para 20 minutash. E kanë vrarë, bile unë kam marrë fjalë e kanë therë te shtëpia në Guci. Asnjë problem nuk ka pasur… Jetonte me babën dhe vëllanë e vetë në Dukagjin shumicën e kohës. Në Dukagjin ka bagëti, punonte dhe tokat. Gjendja ekonomike…kanë ngrënë një kafshatë buke me forcim, është rritur vetëm me babanë. Halle si tërë të tjerët. E di vetë policia, s’kam nevojë me i mësuar unë, shteti merr masat e veta,” ka deklaruar ai.

 

Të fundit