Flash News

E-TJERA

Vrasja e të riut në Tiranë, 2 muaj më parë u plagos me hanxhar nga djali i Admir Muratajt

Vrasja e të riut në Tiranë, 2 muaj më parë u plagos me

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e të riut Stiven Toshkesi në Tiranë, disa ditë më parë. Toshkesi mbeti i vrarë pasi u plagos për vdekje nga Axel Hoxhaj, pasi ky i fundit kishte shkuar të sqarohej për një konflikt që kishte me viktimën për një vajzë.

Në fakt detajet e reja të zbardhura nga ngjarja tregojnë se konfliktin real Toshkesi e kishte pasur me Arbëri Muratajn, djali i Admir Muratajt që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në vitin 2019.

Siç mësohet, konflikti ka nisur dy muaj më pas mes Arbëri Muratajt dhe Stiven Toshkesit, për një vajzë me të cilën Toshkesi ishte lidhur. Arbëri Murataj i ka kërkuar dy muaj më parë Toshkesit nëpërmjet telefonit të takoheshin diku për t’u sqaruar.

Takimi është bërë në rrugën e Elbasanit pranë Shkollës së Baletit, ku edhe Toshkesi është plagosur me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj. Toshkesi ka marrë një plagë të lehtë në bark pasi është vetëmbrojtur, por nuk ka bërë asnjë denoncim në polici.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, Toshkesi ka marrë kërcënim me jetë nga Murataj.

Më 18 prill, Stivens Toshkesi u plagos sërish me hanxhar, por këtë herë plagosja i kushtoi jetë. Axel Hoxhaj i cili vrau të riun mësohet se ka lidhje të afërta familjare me Muratajn. Hoxhaj dhe Enzo Maze janë lënë në burg, ndërsa vajza për të cilën ka nisur konflikti që degradoi në vrasje, ka shpjegur para grupit hetimor arsyet e sherrit.

Të fundit