Flash News

E-TJERA

Vrasja e Valter Fjerzës në Shkodër, vetëdorëzohet pas disa muajsh në polici autori

Vrasja e Valter Fjerzës në Shkodër, vetëdorëzohet pas

Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës një një 24 vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje.

K. M., banues në fshatin Hot i Ri dyshohet se është autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur në 21 shtator të vitit të shkuar në fshatin Hot i Ri.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të autorësisë së ngjarjeve kriminale të ndodhura, si rezultat i kontrollit të territorit për kapjen e shtetasve në kërkim të dyshuar si autorë të tyre, si dhe falë negociatave të vazhdueshme ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe familjarëve të një 24-vjeçari të shpallur në kërkim për vrasje, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasi:

-K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit V. F., kryer më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka dërguar urdhrin per ekzekutimin e vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkodrës, e cila i ka caktuar 24-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Si ndodhi vrasja: 

Mësohet se autori i krimit është konfiktuar me vëllain e viktimës, Kolë Fierza, për një vend parkimi. Debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij sherri, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fjerza dhe autorit të dyshuar.

Ky i fundit, komshi me dy vëllezërit, ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Pas të shtënave familjarët e viktimës kanë dalë jashtë dhe e kanë gjetur të riun të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur.

Të fundit