Flash News

E-TJERA

Vrasja e vëllezërve Haxhia, SPAK mbyll hetimet për Tao Çelën dhe bandën e tij

Vrasja e vëllezërve Haxhia, SPAK mbyll hetimet për Tao

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dy vrasje me katër viktima dhe ka çuar për gjykim Tao Çelën, Nuredin Dumanin, Altin Ndocin, Klevis Allën, Besian Xhixhën dhe Enver Divën.

Tao Çela dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për vrasjen e vëllezrëve Besmir dhe Viktor Haxhia si dhe të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Sipas SPAK-ut, Çela akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi.

Talo Çela dhe Nurdein Dumani vazhdojnë ende të jenë në kërkim.  Vëllezërit Haxhia u vranë në prill të vitit 2020-ës në Durrës. Talo Çela është gjithashtu edhe pjesëmarrës në supergrabitjen 4.6 milion euro në Rinas.

Dyshohet se shkaku i vrasjes është bërë shuma e parave, që Talo Çela kishte vjedhur në Rinasi. Kjo sasi lekësh ishte lënë për ruajtje nga Talo Çela në servisin e dy vëllezërve Haxhia, por më pas sasia e lekëve ishte zhdukur.

Të fundit