Flash News

E-TJERA

Vrasja mafioze e Behar Sofisë, nis gjykimi për Jemim Sherën

Vrasja mafioze e Behar Sofisë, nis gjykimi për Jemim Sherën

Ka nisur gjyqi në mungesë për Jemin Shera, i cili akuzohet për vrasjen e Behar Sofisë.

Ai akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë. Kujtojmë se Sofia u ekzekutua më 25 shkruat 2021 afër Piramidës në Tiranë me dy plumba në qafë dhe shpatull.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga 30 vite burg për 4 të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin kërkohen 7 vite burg. Kështu, SPAK kërkon dënimin e Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha, ndërsa për Ernejt Shytin, i kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë, kërkohet 7 vite burg. Ernejt Shyti u arrestua dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.

 

Të fundit