Flash News

E-TJERA

Vrasja me snajper e Sinomatit, FNSH dhe RENEA kontrolle intensive në Vlorë

Vrasja me snajper e Sinomatit, FNSH dhe RENEA kontrolle intensive në

Qyteti i Vlorës është blinduar mbrëmjen e sotme nga forcat RENEA, FNSH dhe policia.

Forcat e policisë janë vendosur në pika kyçe të qytetit, duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze dhe jo vetëm.

Në fokus të kontrolleve janë makinat me xhama të zinj. Makinat që ndalohen kontrollohen imtësisht për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Si rezultat e këtyre kontrolleve dyshohet se janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e 22-vjeçarit, Gëzim Sinomati.

Në Vlorë autoritetet kanë intensifikuar kontrollet pikërisht pas ngjarjes së rëndë së të dielës ( 7janar), ku Sinomati u ekzekutua me snajper duke qëndruar në ballkon.

Të fundit