Flash News

E-TJERA

Vrasja në Tiranë, arrestohet autori i krimit

Vrasja në Tiranë, arrestohet autori i krimit

Policia e Tiranes bën me dije se ka arrestuar autorin e krimit të regjistruar mesditën e sotme në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Në pranga është vënë shtetasi Mexhit Picari.

Ky shtetas vrau me armë zjarri Kudret Saliaj (ish-bashkëshortin e vajzës), si dhe nga të shtënat mbeti i plagosur avokati i viktimës Adriatik Cama.

Krimi ka ndodhur për shkaqe familjare, pasi viktima ndodhej në proces divorci me bashkëshorten e tij.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit