Flash News

E-TJERA

Vrasja në Velipojë/ Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për të folur, por situata u acarua. Ata na qëlluan të parët

Vrasja në Velipojë/ Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam
Viktimat e ngjarjes në Velipojë

Hasan Ferracaku, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë një ditë më parë në Velipojë ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Ai ka dëshmuar para uniformave blu se hapësirën e shezlongëve këtë vit,  duhet ta merrte hotel "Fantazia" dhe jo "Gocaj".

Ferracaku ka deklaruar se ata shkuan për të biseduar me familjen Gocaj dhe se ishin ata që kishin qëlluar me armë të parët, ndaj vëllait të tij që mbeti i pajetë, Kujtim Ferracakut.

Sipas tij, të dyja palët kanë patur marrëdhënie të mira më herët, por përplasja degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Kujtojmë që nga përplasja me armë mbetën të pajetë Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, si dhe 20 vjeçari Myzerim Zeneli. Ndërsa të plagosurit janë Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut dhe Elmedin Dyli.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlonget në plazh sepse ata i kane vendosur në vendin ku këtë vit e kemi patur të drejtën ne, pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për tu sqaruar me familjen Verracaku. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar.

Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje pasi ata i kishin vendosur me përpara shezlonget në një kohë që  këtë vit kjo e drejte ishte e jona në baze të aplikimeve. Ata nuk kane pranuar duke thëne se duhet te presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.

Gjate bisedës ka nisur debati dhe gjerat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezlonget, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di qe ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe ne atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi patur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, ka thënë Hasan Ferracaku.

Të fundit