Flash News

E-TJERA

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, prokuroria kërkon burg për Thoma Mastorën

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, prokuroria kërkon

Prokuroria e Gjirokastrës kërkon burg për Thoma Mastorën, 69 vjeçari i cili dyshohet se vrau duke i dhunuar me sende të forta çiftin e të moshuarve në Dropull.

Mastora akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Kosta Ilia dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të vdekur me shenja dhune. Mastora i vrau pas një konflikti për motive të dobëta.

“Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, u formua grupi hetimor, ku pasi është shkuar në vendin e ngjarjes, janë kryer veprimet e para hetimore, si këqyrja e detajuar e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomave, pyetja në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme për hetimin e banorëve të fshatit dhe shtetasve të tjerë, ekzaminime dhe ekspertime shkencore.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Th.M. ka konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/3 i Kodit Penal.

Në këto kushte më datë 04.05.2024, nga prokurori i çështjes u urdhërua ndalimi i këtij shtetasi.

Më datë 06.05.2024, prokurori i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me “Kërkesë për vleftësimin e ndalimit dhe Caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” për shtetasin Th.M dhe në seancën gjyqësore të datës 08.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër vendosi vleftësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin Th.M”, thuhet në njoftim.

Të fundit