Flash News

E-TJERA

Vrau dhëndrin në sytë e vajzës, zbardhet dinamika e krimit në Tiranë dhe dëshmia e autorit

Vrau dhëndrin në sytë e vajzës, zbardhet dinamika e krimit

"E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë" Kështu ka deklaruar  thënë mes të tjerash, Mexhit Picari pas arrestimit para grupit hetimor.

Ai vrau me armë zjarri mesditën e sotme ish-bashkëshortin e vajzës së tij, Kudret Saliaj dhe nga të shtënat mbeti i plagosur dhe avokati i viktimë Adriatik Cama.

Kudrejt Saliaj ndodhej në proces divorci me bashkëshorten e tij, Dhuratën (vajza e autorit Mexhit Picari). Viktima kishte kërkuar ndarjen, teksa çifti kishte 3 fëmijë.

Dinamika e ngjarjes:

Krimi i sotëm është regjistruar pak para nisjes së seancës gjyqësore, e cila niste në orën 12:00. Mësohet se Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata ishin të ulur në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, teksa të ulur në një tavolinë tjetër në të njëjtin lokal ndodhej dhe Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama.

Në një moment, Picari është ngritur nga tavolina dhe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar 8 herë në drejtim të Kudret Saliaj. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën.

Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja së bashku me Dhuratën, ish-bashkëshortja e viktimës. Pas kontrolleve të policisë, ai është arrestuar në shtëpinë e Dhuratës në zonën e Yzberishtit.

Kudret Saliaj, viktima e sotme, ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj.

Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin. Kjo ka qenë dhe kulmi i konfliktit mes Kudretit dhe Dhuratës.

 

Të fundit