Flash News

E-TJERA

Vrau grekun për ta grabitur, ekstradohet nga Belgjika shqiptari i dënuar me 22 vite burg

Vrau grekun për ta grabitur, ekstradohet nga Belgjika shqiptari i
Foto ilustruese

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri Muhamet Belba, 51 vjeç në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar 51-vjeçarin me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, pasi në 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

Njoftimi:

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit  të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Polcisië Kriminale dhe  autoriteteve  policore në Belgjikë u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e një shtetasi të  shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Nga Interpol  Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

U ekstradua nga Belgjika, Muhamet Belba i dënuar me 22 vite burg për 'Vjedhje me armë me pasojë vdekjen'

Të fundit