Flash News

E-TJERA

Vrau kunatën dy vite më parë, Apeli lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Dashamir Xhepën

Vrau kunatën dy vite më parë, Apeli lë në fuqi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Dashamir Xhepën, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liri Xhepës, trupi i ë cilës u gjet i pajetë  pranë Liqenit të Kombinatit.

Sipas Apelit, Xhepa kishte kërkuar ankimimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit ka deklaruar fajtor dhe dënuar me burg përjetë Dashamir Xhepën.

NJOFTIM PER MEDIAN

Në datë 14.02.2019 në Tiranë, në fshatin Sharrë, pranë Liqenit në Kombinat është gjetur trupi i pajetë i shtetases Liri Xhepa. Për këtë vrasje është akuzuar kunati i saj, shtetasi me inicialte D.XH. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvillua gjykimin lidhur  me çështjen penale me të pandehur D.XH, akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni  79/c dhe  278/1  të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendimin nr. 116, datë 21.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehuri D.XH dhe dënimin me burgim të përjetshëm.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri D.XH, i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 437 datë 05.10.2021 vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit nr.116, datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

 

Të fundit