Flash News

E-TJERA

Vrau kunatën me sëpatë, dëshmia e Tefik Tashit: Më thoshte je impotent

Vrau kunatën me sëpatë, dëshmia e Tefik Tashit: Më

Një ditë pas vrasjes së Alma Qevanit, është zbardhur dëshmia e autorit të krimit të rëndë, që ndodhi në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë gjyqësore, Tefik Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën, Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë e tij.

Tefik Tashi është shprehur në polici se motra e bashkëshortes e bullizonte vazhdimisht, duke i thënë se vuante nga impotenca.

Sipas 58-vjeçarit kunata e tij Alma Qevani, shpesh e ka ofenduar edhe në sy të familjarëve, duke u bërë edhe objekt bisede në shtëpinë e tij dhe të bashkëshortes.

Si ndodhi ngjarja?

Alma Qevani u qëllua me sëpatë, pranë banesës së saj në fshatin Kusarth të njësisë administrative Bradashesh.

Ngjarja e rëndë në Elbasan u regjistrua të mërkurën në 17 maj, ku Tefik Tashi qëlloi me sende të forta motrën e bashkëshortes së tij, duke i marrë jetën.

Sipas bashkëshortes së autorit, njëherazi motra e viktimës, shkak i konfliktit ishte bërë mos hapja e telefonit.

 Tefik Tashi u arrestua pak pas ngjarjes së rëndë, teksa dëshmia e tij ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur të mërkurën.

Të fundit