Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, 39-vjeçari lihet në burg, shpreh pendesë në gjykatë

Vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes,

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Xhuliano Miho, 39 vjeçari që dyshohet se vrau Xhimi Bakaj 23 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premes në lagjen “11 Janari” në Fier.

39-vjeçari ka shprehur në gjykatë pendesë për krimin e kryer duke thënë se nuk kishte në plan të vriste 23-vjeçarin.

Sipas tij, thika ka qenë e viktimës dhe jo e autorit.

“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në Policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka pohuar ai në sallën e gjyqit.

Të fundit