Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë bashkëshorten shtatëzanë, gjendet i pajetë 29-vjeçari

Vrau me thikë bashkëshorten shtatëzanë, gjendet i
Çifti Medinaj

Një ditë pasi vrau bashkëshorten shtatëzanë me thikë, është gjetur trupi i pajetë i autorit Demokrat Medinaj.

Ai është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pranë banesës së tij.

Nga të dhënat paraprake të policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka vrarë veten, pasi ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Irvana Medinajn.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur dhe prisnin të vinte në jetë edhe fëmija i tyre i tretë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në “Sheq i madh”, Fier.

Të fundit