Flash News

E-TJERA

Vrau mësuesen në Angli, shqiptari pranon autorësinë e krimit

Vrau mësuesen në Angli, shqiptari pranon autorësinë e krimit

Koci Selamaj 36-vjeçari shqiptar ka pranuar autorësinë për vrasjen e mësueses, Sabina Nessa, në Londër të Anglisë.

Mediet e huaja raportojnë se, ka qenë avokati i Selamajt që kishte pohuar se 36-vjeçari “pranon përgjegjësinë për vrasjen e Sabina Nessa-s”. Gjykata vendosi ta lerë Selamajn në paraburgim deri vitin e ardhshëm, kur është caktuar edhe një seancë më 7 qershor 2022.

Koci Selamaj dyshohet se e vrau Sabina Nessa-n teksa ajo ishte duke ecur në park. Trupi i saj i pajetë u gjet 24 orë më vonë, i mbuluar me bar pranë një qendre komunitare.

Disa kohë më parë, Koci Selamaj u deklarua i pafajshëm për vrasjen e Nassa-s.

Të fundit