Flash News

E-TJERA

Vrau një grek me thikë, shpallet në kërkim shqiptari

Vrau një grek me thikë, shpallet në kërkim shqiptari

Policia greke ka shpallur në kërkim Orjon Mitri Llupo, pasi ai akuzohet se ka vrarë me thikë pas një sherri banal, shtetasin grek Nikolao Mazaraqi, i datëlindjen 1985.

Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 17 tetor 2023 në vendin e quajtur ‘Ajia Sotiria’ në lagjen ‘Menidhi’ të Athinës. Çdo gjë nisi mbas një sherri banal me viktimës Mazaraqis dhe autorit Llupo për një dozë heroinë. Sherri degjeneroi në përleshje mes dy burrave dhe përfundoi kur Llupo goditi viktimën me thikë dhe i shkaktoi atij plagë të rënda dhe hemoragji.

Pavarësisht se dy persona që ndodheshin me Mazaraqin, ia lidhën këmbën me një fashë viktima vdiq prej hemoragjisë. Mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e viktimës tha se ai kishte humbur jetën prej prerjeve të shumta me thikë duke i shkaktuar hemoragji të rëndë fatale. Dy dëshmitarë okularë i thanë policisë me siguri të plotë se autori ishte Llupo, por pavarësisht operacionit për gjetjen e tij, nuk u bë i mundur arrestimi në teritorin grek.

Të fundit