Flash News

E-TJERA

Vrau rapsodin dhe mikun e tij, dënohet me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdoda

Vrau rapsodin dhe mikun e tij, dënohet me burgim të

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim përjetë autorin e vrasjes së rapsodit të njohur Kol Murrani dhe mikut te tij, Preng Simonit në Lezhë.  

Ndërkohë, Agron Lushi shpallet e pafajshëm për vepren penale moskallëzim krimi.

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, policia tha se vrasja ndodhi për arsye pronësie, pasi autori pretendonte se pjesa ku ka ndodhur krimi, është pronë e tij.

Prona ku ndodhi edhe vrasja përdorej nga autori për të bërë dru zjarri.

Për këtë çështje, ai ka pa pasur konflikte të vjetra me Preng Simonin dhe Kol Murranin dhe mendohet se ky i fundit ishte objektivi i vrasjes së dyfishtë.

Të fundit