Flash News

E-TJERA

Vrau të atin, 26-vjeçarja ishte kthyer në shtëpinë e prindërve pas ndarjes nga partneri

Vrau të atin, 26-vjeçarja ishte kthyer në shtëpinë e

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një vajzë e re vrau me babain e saj.

Ngjarja dyshohet se është planifikuar sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.

Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.

Top Channel raporton se pas disa orëve në komisariat, vajza e viktimës, Emanilda Rama është dorëzuar dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel te atin, Anesti Rama, dhe e ka vrarë.

26-vjeçarja ka qenë e fejuar dhe është ndarë nga partneri pasi ishte në gjendje të dobët ekonomike dhe jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi.

Në polici ajo ka rrëfyer se e ka urryer të atin pasi sipas saj nuk e ka përkrahur kurrë në jetë dhe se nuk i jepte para.

E reja nuk ka pretenduar se është dhunuar nga babai dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.

Të fundit