Flash News

E-TJERA

Vrau të birin në Tiranë, dalin fotot e viktimës dhe autorit

Vrau të birin në Tiranë, dalin fotot e viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, ku babai vrau me thikë të birin në banesë.

74-vjeçari Hekuran Gjoni ka goditur me thikë djalin e tij, Asim Gjonin, 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Ky i fundit ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Mësohet gjihthashtu se ai është vrarë nga babai i tij Hekuran Gjoni, në prani të familjarëve të tjerë.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se fillimisht konflikti ka qënë verbal, më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta. Mësohet se i moshuari në dëshminë paraprake të dhënë në polici ka thënë se e ka goditur të birin pasi ky i fundit e kishte tallur, bullizuar dhe ngacmuar. 

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa familjarë të fisit Gjoni, të cilët kanë deklaruar se nuk ka pasur konflikt mes babait dhe djalit më parë, dhe se përplasja mes tyre ka qënë momentale. Ndërkohë mësohet gjithashtu se në momentin e konfliktit babë e bir ishin të dehur. 

 

Të fundit