Flash News

Bota

Vriten dy adoleshentë në Angli

Vriten dy adoleshentë në Angli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Anglisë orët e para të ditës së sotme, ku dy adoleshëntë kanë humbur jetën. Mediat britanike bëjnë me dije se një grup personash sulmuan dhe qëlluan më thikë për vdekje dy adoleshentët 15 dhe 16 vjeç.

Policia arriti në vendngjarje disa minuat pasi ndodhi sulmi, por jo në kohë për të kapur autorët pasi mundën të largohen nga vendi i ngjarjes me makinë. Dy adoleshentët u dërguan menjëherë në spital, por nuk kanë mundur të shpëtojnë nga plagët e rënda që kanë marrë me thikë.

Një deklaratë nga Policia e Bristol tha se oficerët arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë.

Nuk është bërë ende identifikimi i personave që kryen sulmin ndaj dy adoleshentëve, ndërsa janë arrestuar një 44-vjeçar dhe një 15-vjeçar të cilët ndodhen në paraburgim.

Të fundit