Flash News

E-TJERA

Vritet 30-vjeçari shqiptar në qendër të Hanoverit, Gjermani

Vritet 30-vjeçari shqiptar në qendër të Hanoverit,

Një 30-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova është vrarë në qendër të qytetit të Hanoverit, Gjermani, pas një përplasje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 13:30.

Media vendase "BILD" raporton se gjithçka nisi pasi drejtuesit e dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 patën një debat të ashpër. Sipas dëshmitarëve, pas debatit të ashpër dy të rinjtë kanë përdorur armët duke qëlluar në drejtim të njëri tjetrit.  Makina “Porsche” lëvizi për disa metra dhe u përplas. Shqiptari u gjet i vdekur brenda saj.

Shqiptari nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi dyshohet edhe për një vrasjen e një maqedonasi të kryer në vitin 2017.

Pavarësisht se media gjermane ka publikuar foton e të riut, nuk bën të ditur identitetin e tij. Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.

Vritet 30-vjeçari shqiptar në qendër të Hanoverit,

Të fundit