Flash News

E-TJERA

Vritet me 5 plumba 37-vjeçari shqiptar në Selanik

Vritet me 5 plumba 37-vjeçari shqiptar në Selanik

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mesnatën e mbrëmshme në Selanik të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Vizyinou, teksa shqiptari po kthehej në pallatin ku banonte.

Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët e kanë qëlluar disa herë.

Policia ka shkuar në vendngjarje pasi është lajmëruar nga një kalimtar për të shtënat dhe e ka gjetur 37-vjeçarin të përgjakur në trotuar.

Menjëherë ka mbërritur një autoambulancë e EKAV-së, e cila ka transportuar shqiptarin në spitalin “AHEPA”, ku ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Sipas informacioneve, 35-vjeçari ka pësuar të paktën pesë plagë nga plumbat e autorëve.

Burime policore të cituara nga thestival.gr dyshohet se ngjarja të kenë ndodhur për larje hesapesh .

Të fundit