Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri në rrugë një 35-vjeçar

Vritet me armë zjarri në rrugë një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Peqin. Policia bën me dije se viktima ka inicialet A. B. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoçaj të Peqinit, aty ku banonte viktima.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30 dhe se 35 vjeçari është vrarë në rrugë, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Uniformat blu po bëjnë krehjen e zonës për të kapur autorin/ët.

"Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve", njofton policia. 

 

Të fundit