Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë mbrëmje.

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në një lokal në fshatin Stom-Golem.

Sipas të dhënave të para, viktimë ka mbetur Lulash Qepuri 75-vjeç.

mësohet se ai është qëlluar brenda lokalit të tij, teksa autori ka hyrë i maskuar dhe e ka qëlluar, duke bërë që i moshuari të ndërrojë jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet mbi këtë vrasje.

Të fundit