Flash News

E-TJERA

Vritet 20-vjeçari në Tiranë, u godit me thikë nga dy 18-vjeçarë

Vritet 20-vjeçari në Tiranë, u godit me thikë nga dy

Një 20-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë pak pas mesnate në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Viktima A. T. dhe dy 18-vjeçarë E. M. dhe A. H. janë konfliktuar për motive të dobëta. Për pasojë dy 18-vjeçarët kanë plagosur për vdekje 20-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Policia ka arrestuar R. M. dhe ka shpallur në kërkim A. H.

“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit