Flash News

E-TJERA

Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Dibër, arrestohet autori

Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Dibër, arrestohet

Një 26-vjeçar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Dibër, pas një konflikti mes dy personave.

Policia njofton se viktima është Dritan Manjani i cili u godit me kaçavidë nga Dorjan Mema. Ngjarja ka ndodhur në Homesh ku fillimisht dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka agravuar deri në përdorimin e kaçavidës.

Manjani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është arrestuar.

"Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin,  i cili si pasojë e plagëve  ka humbur jetën në spital", njofton policia.

Të fundit