Flash News

E-TJERA

Vritet me thikë çifti shqiptar në Itali

Vritet me thikë çifti shqiptar në Itali

Një çift shqiptar është gjetur i vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Venecia të Italisë.

Mediat vendase raportojnë se çifti jetonin së bashku në një banesë në Spinea. Trupat janë gjetur nga karabinierët pasi u kontaktuan nga një prej vajzave të gruas.

Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje, por më pas doli se të dy janë vrarë nga një person i tretë.

Në vendin e ngjarjes hetuesit gjetën një armë dhe një thikë. Dyshohet se krimi mund të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i shqiptares.

Të fundit