Flash News

E-TJERA

Vritet me tre plumba i riu shqiptar në Bari të Italisë

Vritet me tre plumba i riu shqiptar në Bari të Italisë

Një i ri shqiptar është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në Bari të Italisë, e për pasojë ka humbur jetën.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i identifikuar si Santino Xhyra, 28 vjeç është qëlluar me tre plumba në trup. Ngjarja ka ndodhur në zonën Libertà të Barit. I riu u dërgua në spital, por nuk mbijetoi dot, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup.

Viktima nuk njihej në qarqet kriminale edhe pse kishte disa precedentë të vegjël.

Në 29 gusht 2014, në të njëjtën zonë, një tjetër shqiptar Florian Mesuti u vra pasi ndërhyri për të shuar një mosmarrëveshje midis një të mituri nga Bari dhe një bashkatdhetari.

 

Të fundit