Flash News

E-TJERA

Vritet në Brazil një shqiptar, detajet e para

Vritet në Brazil një shqiptar, detajet e para
Pamje nga vendi i ngjarjes, Brazil

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Sao Paulo të Brazilit.

Sipas të dhënave të deritanishme nga mediat vendase, viktima është identifikuar si Ilir Zelka nga Tirana 47 vjeç.

Mësohet se viktima ishte i ulur në një restorant në zonën e Jardins, rreth orës 11:10, me orën lokale, kur u qëllua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.

Ai po qëndronte në një hotel të zonës, që prej 20 Nëntorit dhe ende nuk janë të qarta motivet e vrasjes.

Kujtojmë se pak ditë më parë, një tjetër shqiptar, Adritik Tresa  u vra Ekuador.

Të fundit