Flash News

E-TJERA

Vrasje në Shkodër, humb jetën punonjësi i ujësjellës-kanalizimeve

Vrasje në Shkodër, humb jetën punonjësi i

Një vrasje ka ndodhur në Shkodër. Nga informacionet paraprake ngjarja ka ndodhur në orën 19:15 në fshatin Grudë e re.

Viktimë ka mbetur Prek Tonaj 47-vjeç, punonjësi i ujësjellës-kanalizimeve.Policia bën me dije se ai ka qenë në ambientet e një lokali kur është eksekutuar.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhen rrethanat e këtij krimi.

 

Të fundit