All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vr*sja e 14-vjeçarit në Tiranë, dyshohet se u plagos edhe autori, po kurohet në një spital privat

All - Paragraf - 1

Vr*sja e 14-vjeçarit në Tiranë, dyshohet se u plagos edhe

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Tiranë, ku një 14 vjeçar u qëllua me thikë për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, reth 150 metra larg shkollës Fan S.Noli.

All - Paragraf - 3

Ka dyshime se autori i vrasjes së 14-vjeçarit ka mbetur i plagosur në krahë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në një spital privat në Tiranë.

Sherri ka nisur për motive banale, fillimisht në rrjetet sociale. Adoleshentët janë nxënës në shkollën "Fan Noli" si dhe të një shkolle tjetër në Sauk.

Policia ka identifikuar 3 personat që dyshohet se janë autorë të krimit, njëri prej të cilëve është shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerët pritet të shoqërohen.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 

 

Të fundit