Flash News

E-TJERA

Vr*sja e Martinit, zbardhet dëshmia e shokut të plagosur: Na qëlluan dy persona

Vr*sja e Martinit, zbardhet dëshmia e shokut të plagosur: Na

Janë zbardhur detaje të reja rreth vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pak ditë më parë në kryeqytet. 

Pasi grupi hetimor i ka marrë dëshmi 14-vjeçarit të plagosur që ndodhet në spitalin e Traumë, shokut të Martinit, ka deklaruar se është goditur me thikë ai dhe shoku i tij nga dy bashkëmoshatarë.

Pra, përveç autorit të arrestuar, u sulmuan edhe nga një person tjetër shok i autorit, me iniciale G.B.

Sipas të plagosurit autori ka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël dhe të dy i kanë qëlluar. Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe babai i të plagosurit këtë të dielë pasi është pyetur sërish nga policia pas deklaratave të tij në media.

Kjo ka bërë që grupi hetimor të vijojë sekuestrimin dhe kqyrjen e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën nga e para. Tashmë po hetohet edhe pista që mund të kenë qëlluar dy persona.  

Të fundit