Flash News

E-TJERA

Vuçiç uron Begajn, nuk le pa përmendur “Ballkanin e Hapur”

Vuçiç uron Begajn, nuk le pa përmendur “Ballkanin e

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka uruar Bajram Begajn, për detyrën e re të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

“Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb nuk ka lënë pa përmendur edhe nismën “Ballkani i Hapur”, teksa shprehet i bindur se do të arrijnë të gjitha potencialet.

“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, është shprehur Vuçiç.

Bajram Begaj u zgjodh dje President me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim. Kreu i PD Sali Berisha dhe deputetët e tij iu bashkuan seancës së posaçme, por bojkotuan votimin.

Ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt nuk mori pjesë as në seancë dhe as në procesin e votimit.

Të fundit