Flash News

E-TJERA

Vula e PD, Apeli vendos kthimin e çështjes për rigjykim

Vula e PD, Apeli vendos kthimin e çështjes për rigjykim

Gjykata e Apelit ka vendosur të kthejë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së parë çështjen për vulën e PD.

Sipas këtij vendimi, Apeli shfuqizon vendimin e Agron Zhukrit për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitime, si dhe e kthen çështjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës me trupë tjetër, duke pranuar ankimimin e grupit Alibeaj.

"Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore znj. Elona Mihali dhe anëtarë z.Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, me unanimitet, me vendimin nr. 44, datw 03.03.2023, vendosi:

1)      Mospranimin  e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.

2)      Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

3)      Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar", thuhet në vendimin zyrtar. 

Sefa: Të hënën regjistrohemi në KQZ

Vula e PD, Apeli vendos kthimin e çështjes për rigjykim

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa në një prononcim për mediat pas përfundimit të gjyqit tha se ditën e hënë do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 Majit.

“PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj. Do të regjistrohemi të hënën në KQZ. Nuk ka gjyqtar që të marrë të njëjtin vendim si zoti Zhukri. PD ka organe legjitime që do të vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje drejtimi, vulash. Legjitimiteti u vërtetua sot. Ka organet e veta PD që marrin vendimet për këtë punë. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja.

Kodi Zgjedhor është i qartë, na e lini ne juristëve në dorë se e zgjidhim ne. Ne nuk i dimë afatet e gjykatës. Nuk flas as për fitore, as për gjysëm-fitore. PD e ndihmojnë që të gjitha pjesët e saj të jenë për demokratët. Vendimet e gjykatave janë vendime të zbatueshme”, deklaroi ai.

 

Të fundit