Flash News

E-TJERA

"World Questions" mbërrin në Shqipëri, ekipi i BBC shihet në tubimin e Berishës

"World Questions" mbërrin në Shqipëri, ekipi i BBC

BBC World Questions do të zhvillojë nesër një takim në Rogner në Tiranë, ku në fokus të diskutimit do të ketë zhvillimin ekonomik, korrupsionin, emigracionin dhe kostot e jetesës nga një panel politikanësh dhe aktivistësh.

Programi i BBC World Service, që vë në qendër të debatit njerëzit dhe pyetjet e tyre, do të prezantohet nga korrespondenti i BBC, Jonny Dymond, i cili do të drejtojë debatin që do të udhëhiqet nga pyetjet e publikut të pranishëm në event.

Sakaq, një ditë para këtij takimi, ekipi i BBC, përfshirë korrespondentin Jonny Dymond, janë parë teksa marrin pjesë në tubimin e organiziar si çdo mbrëmje në Rrugën e Shpresës, poshtë banesës së kreut të PD, Sali Berisha të shoqëruar nga gazetarja Alice Taylor. 


Kujtojmë se pjesë e panelit janë:

Lavdrim Krashi – Deputet socialist
Lulzim Basha – Demokratët Euroatlantikë
Edlira Çepani – Avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut
Fiori Hoxhaj – Aktiviste e të rinjve

Gëenan Roberts, Redaktor i BBC Ëorld Service English shprehet: “BBC Ëorld Questions vjen për herë të parë në Shqipëri për të diskutuar çështje thelbësore që prekin njerëzit në të gjithë vendin. Ne mezi presim ta përcjellim debatin në Tiranë te të gjithë dëgjuesit tanë përqark botës.”

 

Të fundit