Flash News

E-TJERA

Xavi trajneri i ri i Barçës

Xavi trajneri i ri i Barçës

Xavi është konfirmuar si trajneri i ri i klubit katalonjas, Barcelonës. Klubi i Al-Sadd njoftoi në Tëitter se administrata pranoi transferimin e Xavit te Barcelona, pasi të paguhet klauzola e shitjes.

Vlera e klauzolës është 5 milionë Euro. Ai do të ulet në stol në vend të trajnerit Ronald Koeman, i cili u shkarkua nga detyra javën e kaluar pas humbjes ndaj Rajo Vajekanos.

Pas rezultateve jo të kënaqshme, në stol do të ulet një nga ikonat e klubit. Xavi kthehet te Barcelona pas 17 vitesh, ku arriti suksese të jashtëzakonshme. Ai u largua nga blaugranat pas 767 takimesh në 2015.

Futbollisti 41-vjeçar iu lut drejtuesve të klubit nga Katari që ta linin të lirë që të mund të rikthehej në shtëpi.

Karriera e Xavit si trajner nisi në vitin 2019 te Al Sadd. Muajin e kaluar ai udhëhoqi ekipin në fitimin e trofeut të Kupës së Emirit. Në karrierën e tij si teknik, 41-vjeçari ka fituar 5 trofe me ekipin Al Sadd.

Të fundit