Flash News

E-TJERA

Xhaçka ‘i bindet’ Greqisë, çështja e detit do të dërgohet në Gjykatën e Hagës

Xhaçka ‘i bindet’ Greqisë, çështja e detit

Çështja e detit do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Jashte Olta Xhaçka pas takimit që zhvilloi me homologun grek Niko Dendias.

Xhaçka tha nga konferenca për shtyp se të dyja vendet kanë shprehur vullnetin për të çuar çështjen e detit në Hagë.

“E konsiderojmë Greqinë  një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi të një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohet në rrugën e fqinjësisë së mirë. E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuar ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin tek gjykata ndërkombëtare”, tha Xhaçka.

Ministri grek u shpreh se dërgimi i çështjes së detit në Hagë, do të jetë një kapitull i ri për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi.

“Takimi i sotëm integrohet edhe në kuadrin e kontakteve konstruktive. Sot kishim mundësi të flisnim për marrëdhëniet tona dypalëshe. Diskutuam në nivel politik poër një çështje shumë të rëndësishme që është përshpejtimi i dialogut në bazë të marrëveshjes në parim që të kalojmë në kompromis për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Hagës për i përket kufirit. E drejta ndërkombëtare e detit është ajo që përbën bazën për zgjidhjen e të gjitha diferencave shtetërorë. Duke bërë një qasje të përgjithshme kjo gjë do të hapë një kapitull të ri për marrëdhëniet tona”, tha Dendias.

Çështja e detit ka shkaktuar debate të gjera mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kryetari i Partisë Ilir Meta, asokohe President, u akuzua nga ministry Dendias se ishte ai që po pengonte dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës.

“Shqipëria ka bërë një zgjedhje të rëndësishme të paktën në kohën e kryeministrit Rama. Cila është ajo zgjedhje? Është Bashkimi Evropian, ligji evropian, acquis evropian dhe, rrjedhimisht, partneriteti me Greqinë. Kjo është politika e saj e vendosur.

Dhe duhet parë linjat e gjera të politikave dhe pozicionet e qëndrueshme në politikat e dikujt. Dhe Shqipëria është konsistente me ta. Ajo ra dakord me ne që t'ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë. Sinqerisht, kjo është ajo që mbaj nga qëndrimi shqiptar, si dhe nga linja e përgjithshme e politikës së Shqipërisë në lidhje me vendimet e Bashkimit Evropian, si për çështjen e Qipros, ashtu edhe për Turqinë”, ka thënë Dendias për SKAI Radio.

Mosmarrëveshjet mes palës greke dhe asaj shqiptare filluan pas negociatave negociatat për një marrëveshje lidhur me ndarjen e hapësirave detare në Detin Jon, në vitin 2018, që u pezulluan në verën e 2019-ës. 

Në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Konventa e të Drejtës së Detit, e miratuar në Montego Bay në vitin 1982, e ratifikuar nga të dyja vendet fqinje, u jep vendeve që e kanë ratifikuar të drejtën të zgjerojnë ujërat e tyre territoriale deri në 12 milje. Por vetëm, nëse këtë e lejojnë rrethanat gjeografike.  

Në vitin 2020, kryeministri Rama e quajti të drejtë legjitime zgjerimin e Greqisë me 12 milje det. Asokohe, Rama e konsideroi të panevojshme adresimin e një kërkese nga pala greke tek Shqipëria, me argumentin se të drejtën e zgjerimit ia jepte Konventa e vitin 1982

“Kjo është një marrëzi dhe poshtërsia  më e madhe që mund të imagjinohet. Sepse deklarata nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë. Marrëzi sepse shtyrja e deklaruar nga kryeministri 6 milje nuk është në ujërat e Shqipërisë. Por ushtrimi i një të drejtë në konventën e detit në vitin 1982. Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë në vitin 1990”, deklaroi Rama asokohe.

Të fundit