Flash News

E-TJERA

“Ylli i Mirënjohjes” për Bill Clinton, kush janë personalitetet e dekoruar me të njëjtin titull nga Rama

“Ylli i Mirënjohjes” për Bill Clinton, kush janë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton u dekorua sot nga kryeministri Rama me titullin “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”. Ceremonia pritëse për Clinton nisi në orën 19:00, ku i pari mori fjalën Rama dhe më pas ish-presidenti amerikan.

 “Ylli i Mirënjohjes Publike”, u jepet personaliteteve të shquara ose personaliteteve shqiptare dhe të huaja me kontribut të veçantë në fushën e veprimtarisë brenda përgjegjësisë së tyre.

Por, ky titull i është dhënë edhe personaliteteve të tjera shqiptare e të huaja, mes tyre rektori i Mjekësisë Arben Gjata apo ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila u dekorua një javë më parë nga Rama.

Disa nga personalitetet që kanë marrë “Medaljen e Mirënjohjes Publike”:

Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral Tod Daniel Ëolters – medalje “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana – Ylli i Madh i Medaljes për Mirënjohje Publike

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim – Ylli i Madh i Mirënjohjes Publik

Gjeneral Major Abbas Ibrahim – Ylli i Madh i Medaljes për Mirënjohje Publike

Akademiku Rexhep Qoses – Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes për Mirënjohje Publike

Nunci Apostolik, Charles John Broën – Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike

Boksieri Florian Marku – Ylli i Mirënjohjes Publike

Kampionia e Europës në Atletikë Luiza Gega – Kordoni i madh me Yll të Mirënjohjes Publike

Kancelarja gjermane Angela Merkel – Kordoni i madh me yll të Medaljes së për Mirënjohje Publike

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata – Ylli i Mirënjohjes Publike

Të fundit