Flash News

E-TJERA

Ylli Manjani: Mbështes idenë e një vjeshte protestash

Ylli Manjani: Mbështes idenë e një vjeshte protestash

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh pro protestave.Në takimin e organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha, ku morën pjesë edhe ekspertë të fushave të ndryshme, ai foli edhe për hartën e re gjyqësore. Sipas tij, edhe situata në PD duhet të marrë zgjidhje përfundimtare.

“Mbështes idenë e një vjeshte proteste. Diçka që ia vlen, elbasanlliu, sarandjoti, tropojani kanë nevojë të protestojnë në vendin e tyre. Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar. PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori. Nuk e di çfarë duhet bërë më shumë se sa kaq.

Edhe Alibej-Basha ka kërkuar të gjykohet shpejt kjo çështje. Kjo është çështje e interesit publik. Të sqarohet një orë e më parë, jo se ka problem përfaqësimi se e ka treguar populli. Gjykata e Apelit Tiranë, të ketë kurajon e nevojshme për të gjykuar sa më parë historinë, që s’besoj se meriton as gjykim”, tha Manjani.

 

Të fundit