Flash News

E-TJERA

Ylli Manjani mposht Covid-19: I kursyem qeverisë 4 vaksina

Ylli Manjani mposht Covid-19: I kursyem qeverisë 4 vaksina

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka zbuluar se ka fituar betejën me Covid-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se pas 10 ditësh pozitiv, është rikthyer sërish në normalitet.

Më tej, ai deklaron me ironi se i kurseu qeverisë "4 vaksina nga ato që nuk i ka gjetur akoma".

Ai i thotë se disa nga simptomat që ka pasur këto 10 ditë ka qenë temperatura e lartë, dhimbje trupi dhe këputje. Bashkë me të e kanë kaluar edhe pjesëtarët e tjerët të familjes. Manjani deklaron me ironi se po i kursen qeverisë katër vaksina nga ato që nuk i ka gjetur akoma.

Postimi i plotë:

Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prapë në negativitetin që na karakterizon. Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj.

Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë… Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë…

Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam! U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!

Të fundit