Flash News

E-TJERA

Yuri Kim kërkoi ndalimin e kandidimit, Tom Doshi thyen heshtjen: Jam njeriu kyç që reforma për drejtësi kaloi në parlament

Yuri Kim kërkoi ndalimin e kandidimit, Tom Doshi thyen heshtjen: Jam njeriu

Tom Doshi thyen heshtjen pas deklaratave të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila ka kërkuar vazhdimisht që kandidimi i tij për deputet në zgjedhjet e 25 prillit të mos lejohet.

Doshi ka deklaruar se ka qenë njeriu kyç që në vend ka kaluar kjo reformë që reformoi drejtësinë, ndërsa ka shtuar se po ashtu ka qenë gjithmonë një mbështetës i SHBA-së që në 1991.

“Unë jam njeriu kyç që reforma për drejtësi kaloi në parlament.

Jam një mbështetës i Amerikës, ka qenë një shpresë për mua që në 1991 por punën më të madhe që ka bërë për shqiptarët, Amerika është reforma në drejtësi. Te kjo reformë unë jam njeriu kyç, që ajo reformë ka kaluar.

Në këto zgjedhje në do të jemi forcë e tretë. Doktori i tamponëve kur më tha që kam bërë 19 mijë tamponë dhe askujt nuk i kam marrë një qindarkë, i thash ku mund të gjej një njeri që mund të përfaqësojë Tiranën më mirë se ty? 19 mijë tamponë me zero lekë, pa ambulancë.

Me makinë të vet. Jeni të gjithë figura të pastra, që s’mund t’ju akuzojë kërkush për korrupsion. Detyra jonë është të dhurojmë edhe buzëqeshje sikur ka thënë edhe Nënë Tereza” tha ai.

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka hapur fushatën elektorale të partisë PSD,  ndërsa bëri të ditur sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka përsëritur thirrjet për të ndaluar nga kandidimi persona me të shkuar kriminale.

Në shënjestrën e selisë diplomatike të rrugës së Elbasanit është vendosur Tom Doshi ish deputet i PS tani kryetar i Partisë Social Demokrate. 

Mesazhet e saj janë shoqëruar me vendimin e 16 Prillit 2018 kur sekretarit amerikan i shtetit publikisht i ndaloi Tom Doshit hyrjen në SHBA me motivacioni si i përfshirë në  korrupsion.

Të fundit