Flash News

E-TJERA

Yuri Kim mbështet bashkëpunimin PS-PD për Reformën Territoriale

Yuri Kim mbështet bashkëpunimin PS-PD për Reformën

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka mbështetur uljen në bisedime të PS dhe PD për Reformën Territoriale.

Pas Takimit me kreun e PD, Lulzim Basha, Kim tha se PD ka punë përpara si për Reformën Territoriale ashtu edhe kundër korrupsionit.

Është thelbësore që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë që do kemi zgjedhje më të mira në të ardhmen, për të trajtuar mangësi që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka punë për reformën territoriale dhe kundër korrupsionit.

Kjo kërkon që të ketë PD të fortë dhe të bashkuar, por nuk ndodh nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën.

Kështu presim të ecim para me Shqipërinë, me PD drejt të ardhmen, kështu që të ecim përpara”, tha Kim.

Partia Demokratike ka dhënë sinjalet e para se është e gatshme të ulet me maxhorancën për një reformë të re territoriale, e listuar në krye të axhendës së punës së opozitës me rikthimin e saj në Parlament.

Nënkryetari i kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se ky proces duhet të konsultohet më së pari me ekspertë të fushës dhe shoqërinë civile, duke e mbajtur politikën larg kalkulimeve elektorale.

 Një ditë më parë edhe kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla i ka shtrirë dorën opozitës duke i kërkuar uljen në një tryezë të përbashkët për të diskutuar  mbi vendimet në të mirë të shqiptarëve.

 

Të fundit