Flash News

E-TJERA

Yuri Kim mbështet "Open Balkan": Duhet të jetë e hapur për të 6-ta vendet e rajonit

Yuri Kim mbështet "Open Balkan": Duhet të jetë e hapur

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri mbështet integrimin europian të vendit tonë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim thekson se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë.

Kryediplomatja amerikane shpreh dhe mbështetjen ndaj nismës "Ballkani i Hapur", duke theksuar se duhen përfshirë të 6-ta shtetet e rajonit.

“Përkushtimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë dhe mbështetjen e procesit të integrimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu SHBA mbështet dhe nismën e Ballkanit të Hapur, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e rajonit, dhe iniciativave të tjera që promovojnë bashkëpunimin rajonal”, shkruan Kim.

Të fundit