Flash News

E-TJERA

Yuri Kim në Shkodër kundër Tom Doshit? Ambasadorja amerikane takon drejtuesit politik të qarkut

Yuri Kim në Shkodër kundër Tom Doshit? Ambasadorja amerikane

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka mbërritur këtë të martë në Shkodër për të zhvilluar takime me drejtuesit politik të qarkut. 

Diplomatja amerikane pritet të takojë kryesuesen e listës së PS-së, Edona Bilalin dhe drejtuesin politik të PD-së, Helidon Bushatin.

Në Qarkun e Shkodrës kandidon dhe kryetari i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi për të cilin ambasadorja amerikane është shprehur e prerë kundër kandidimit të tij, edhe pse ai u regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

Këto takime të Yuri Kim në Shkodër vijnë dy javë pas takimeve me përfaqësuesit kryesor të partive politike në qytetin e Elbasanit.

Të fundit