Flash News

E-TJERA

Yuri Kim për anëtarët e rinj të KED: I hap rrugë përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të 2022

Yuri Kim për anëtarët e rinj të KED: I hap rrugë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi një ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon. Sipas saj, ky emërim i hap rrugë përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të 2022.

Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi”- shkruan Yuri Kim.

 

Të fundit